Telegrafi

Kishte prodhuar dhe shpërndarë artikuj të dëmshëm ushqimor, arrestohet një person në Istog

Foto: Ilustrim

Është ndaluar një persona në Istog pasi kishte prodhuar dhe vendosur në qarkullim produkte të dëmshme ushqimore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari në automjetin e tij kishte të ngarkuar produkte të ndryshme ushqimore të mishit.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull, pasi që në automjetin e tij kishte të ngarkuar produkte të ndryshme ushqimore të mishit. Inspektori i AUV-it ka konstatuar se automjeti nuk i plotëson kushtet për transport të mishit”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, produktet ushqimore i dorëzohen zyrtarëve të AUV-it për procedurë të mëtutjeshëm. /Telegrafi/