Site icon Telegrafi

“Kishte pilulat e abortit në dorë”, Kanye West thotë se Kim Kardashian për pak sa nuk e abortoi vajzën e tyre gjatë krizës martesore

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Kanye West ka përsëritur pretendimet se Kim Kardashian gati sa abortoi vajzën e tyre North, vetëm disa muaj pasi pati një krizë martese mes tyre.

Duke folur në një diskutim publik me komikun Nick Cannon, reperi i njohur diskutoi vendimin e çiftit për të mos abortuar vajzën e tyre, shkruan DailyMail.

Kjo vjen pasi Kanye bëri zbulimin në lidhje me jetën private të çiftit gjatë një tubimi shpërthyes të fushatës presidenciale në Karolinën e Jugut në muajin korrik.

“Për shkak të Karolinës së Jugut, ka njerëz që kanë vendosur të kenë një fëmijë, ata janë lidhur”, tha Kanye gjatë bisedës.

“Ata kurrë nuk panë dikë në pozicionin tim të merrte atë pozicion [kundër abortit] dhe të thoshte: Shiko këtë, kjo është një shtatë vjeçare këtu, dhe ajo mund të mos e kishte arritur kurrë këtu”, tha West.

Ai vazhdoi: “Ishte gruaja ime që tha ‘ky është një shpirt’, dhe gjëja më e frikshme është se ajo kishte marrë në dorë pilula – ju merrni pilula dhe mëngjesin tjetër fëmija është zhdukur – ajo i kishte ato në dorën e saj”.

Kanye West (Foto: Robin Marchant/Getty Images/Guliver)

Martesa e Kanyet me yllin Kim Kardashian u tha të ishte në pikën e krizës pas kandidaturës presidenciale të Kanye Westit në korrik.

Gjatë ngjarjes, reperi emocionalisht zbuloi se ai dhe Kim donin të bënin një abort kur ajo ishte shtatzënë me vajzën North, por që Zoti erdhi tek ai dhe i tha që nuk ishte e drejtë.

Në një fjalim të tërbuar, të pashkruar për mbështetësit, ai u përqendrua shpesh në temën e abortit, duke thënë se në vitin 2013 Kim ‘kishte pilulat në dorë’ për të bërë një abort para se të frymëzohej nga Zoti për të pasur fëmijën.

Kim Kardashian West dhe Kanye West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Reperi gjithashtu diskutoi ofertën e tij të vështirë për president dhe mohoi spekulimet që ai po kandidon për president në një përpjekje për të ndihmuar Donald Trumpin të fitojë rizgjedhjen.

“Ata janë duke thënë se po ju paguajnë për të bërë atë që po bëni për të qenë një shpërqendrim”, pyeti moderatori i diskutimit, Cannon.

Kanye shpejt e hoqi atë sugjerim, duke thënë: “Vëlla, nuk mund të më paguajë askush! Kam marrë më shumë para se Trump!”. /Telegrafi/

Kanye West (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version