Telegrafi

I kishte përmendur në këngën e tij, tani Noizy edhe i komplimenton motrat Istrefi për klipin e ri

Këngëtaret Nora dhe Era Istrefi publikuan të premtën bashkëpunimin e tyre më të ri “Nuk e di”.

Kënga u pëlqye shumë nga fansat dhe paraqitja e tyre provokuese në klip është përfolur shumë gjithashtu.

Javë më parë, teksa promovonin këngën përmes fotografive në Instagram, reperi Noizy i kishte ngacmuar me një koment duke i shkruar: “Seksi is Nora, e bukur si Era”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kjo pjesë është njëherësh një frazë e këngës së tij “Bora”, e cila është publikuar vite më parë.

Duke pasur këtë lidhshmëri me koleget e tij, reperi së fundmi ka publikuar në InstaStory këngën “Nuk e di”.

“Lalushi e ka mbyt”, ka shkruar Noizy duke përkrahur kështu projektin e ri muzikor të Norës dhe Erës. /Telegrafi/

Foto: Nora Istrefi/InstaStory