Site icon Telegrafi

Kishte ‘parë’ vdekjen me sy, ka hyrë në veturën e tjetër kujt e ndërsa është përleshur edhe me një mashkull – Të pathënat e Flaka Krelanit

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Flaka Krelani, ka qenë e ftuar këtë javë në një nga rubrikat e emisionit “Prive”.

Ajo ka treguar për fansat plot 10 gjëra që nuk i kemi ditur rreth karrierës së saj, por edhe jetës në përgjithësi.

Lexo po ashtu "Muzikë edhe për ata që nuk dëgjojnë"

Këngëtarja e nisi rrëfimin e saj me një histori të hidhur nga e kaluara, kur teksa bënte hedhje në det, aksidentalisht ishte përplasur mbi një gur të fortë.

Flaka tha se fillimisht as nuk i besonte vetes se ishte gjallë, ndërsa sot e asaj ditë është falënderuse ndaj Zotit, pasi ka arritur të shpëtojë mirë nga një ngjarje e tillë.

Tutje, këngëtarja tregoi edhe një tjetër detaj interesant nga e kaluara, kur teksa me nënën e saj po prisnin në parking motrën e Flakës të vinte nga puna, Flaka aksidentalisht kishte hyrë në një veturë tjetër, në të cilën gjendej një burrë.

Ajo tha se kjo ngjarje e kishte bërë atë shumë për të qeshur, ndonëse ishte ndjerë edhe mjaft e turpëruar për ngatërresën.

Flaka duket të ketë qenë një fëmijë mjaft ngatërrestar në shkollë, kjo pasi në këtë rrëfim ajo tregoi edhe se si kishte ndodhur përleshja e saj e parë fizike me një mashkull në shkollë fillore, në tentim për ta mbrojut shoqen e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version