Site icon Telegrafi

Kishte një suitë mbretërore dhe 16 dhoma, zbulohet shuma e paimagjinueshme që paguajti Ronaldo për qëndrimin në një hotel luksoz në Arabinë Saudite

Pasi Harry Kane u largua nga hoteli ku jetonte në fillim të karrierës së tij në Bayern Munich pas një qëndrimi disa mujor, historia e jetës së Cristiano Ronaldos në një hotel në Arabinë Saudite është sërish aktuale.

Sulmuesi anglez Harry Kane ka jetuar në një dhomë hoteli për muaj të tërë, ndërsa në të njëjtën kohë ka thyer rekorde në fushë. Pasi u transferua në Bayern Munich në gusht, ai mori me qira një dhomë hoteli dhe qëndroi atje deri në fillim të dhjetorit, kur mori me qira një vilë që përdorej edhe nga futbollisti i Bayernit, Lucas Hernandez.

Mediat zbuluan se Kane ka shpenzuar gjithsej 1.2 milionë euro për dhomën e hotelit. Mirëpo, ai nuk është i vetmi që ka qenë në një “telashe” të tillë, pasi një histori të ngjashme ka kaluar edhe Cristiano Ronaldo pas transferimit në Arabinë Saudite.

Lexo po ashtu Kane bëhet me shtëpi në Munich, por qëndrimi në hotel për katër muaj i kushtoi mbi një milionë euro

Pasi u transferua në Saudi Al Nassr janarin e kaluar, Ronaldo mori me qira një nga hotelet më të shtrenjtë të Four Seasons në Riad. Ajo që është më interesante është se portugezi ka marrë me qira pothuajse të gjithë hotelin për kompletin e shoqërimit që solli.

Kështu Ronaldo mori me qira gjithsej 17 dhoma dhe qëndroi me familjen e tij në një suitë mbretërore dykatëshe. Përveç familjes, ai mori me qira edhe 16 dhoma të tjera për shoqërinë e tij, e cila përbëhej nga miqtë dhe sigurimi.

Me një pamje të bukur të kryeqytetit saudit, Ronaldo shpenzoi shumë para për hotelin. Sipas mediave britanike, Ronaldo shpenzoi më shumë se 290 mijë euro në muaj në hotel.

Megjithatë, duke pasur parasysh pagën, e cila shkon deri në 200 milionë euro në vit, për Ronaldon nuk ishte problem të merrte me qira shërbime të tilla. Me kalimin e kohës, edhe kësaj mori fund.

Lexo po ashtu Ronaldo tentoi të thyente rekordin e kërcimit të vendosur nga ai, shikoni se si përfundoi prova e tij

Pas ca kohësh, Ronaldo dhe familja e tij u transferuan në një kompleks ekskluziv me privatësi të garantuar. Sigurimin e ka marrë me vete në mënyrë që të jetë pothuajse e pamundur të hysh edhe afër vilës së tij të re.

Përveç saj, portugezi ka një koleksion shumë të pasur pronash, duke përfshirë dy në vendlindjen e tij Madeira, një në Torino, një në Cheshire nga ditët e tij në Manchester United, një resort në Marbella dhe një vilë 20 milionë euro që po planifikon për ditët e pensionit në vendpushimi portugez i Quinta da Marinha. Ai gjithashtu zotëron një vilë me vlerë shtatë milionë euro në Madrid. /Telegrafi/

Exit mobile version