Telegrafi

Kishte mbjellë kanabis në një vazo, lirohet i arrestuari nga Prishtina – Policia thotë se kishte të meta mendore

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte vendosur një vazo ku kishte mbjellë kanabis.

Siç njofton PK në raportin 24-orësh, në lokacionin e kontrolluar janë gjetur 51 copë bimë kanabis.

Policia bën të ditur se i dyshuari kishte të meta mendore dhe posedonte dokumente të mjekut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe atij i është rekomanduar kontrollim mjekësor. /Telegrafi/