Telegrafi

I kishte mbijetuar atentatit të parë, jo por edhe këtij sot – hidhet në erë vetura e zyrtarit të forcave proruse

Anëtari i Këshillit Popullor të “Republikës Popullore të Luganskut” (LNR) dhe ish-kreu i Milicisë Popullore të LNR, Mikhail Filiponenko, është vrarë sot në Lugansk.

Lajmi është konfirmuar në kanalin e tij Telegram nga përfaqësuesi i parlamentit rajonal Yuri Yurov, transmeton Telegrafi.

“Një orë më parë, kolegu ynë, deputet i Këshillit Popullor të LPR, ish-shefi i departamentit të Milicisë Popullore të LPR, njeriu që mori pjesë në krijimin e milicisë popullore të republikës, kolonel Mikhail Yuryevich Filiponenko, vdiq në Luhansk”, ka shkruar Yurov.

Tass shkruan se më vonë u mësua se Filiponenko vdiq nga  shpërthimi i veturës. Më 21 shkurt të këtij viti, kishte ndodhur një atentat tjetër ndaj tij.

Asokohe vetura e tij u hodh në erë pranë ndërtesës së përfaqësimit të LPR, por ai mbijetoi. RIA Novosti raporton se shpërthimi u dëshmua nga shoferët që kalonin pranë vendit të ngjarjes. /Telegrafi/