Një ukrainase 6-vjeçe e cila humbi njërën këmbë nga sulmet raketore të rusëve, mrekullisht ka mësuar të ngasë biçikletën me protezën që i është përshtatur pa ndonjë problem.
Marinya me krenari u pa duke ngarë biçikletën me protezë, pasi një sulm raketor i rusëve në Kherson gjatë majit të vitit të kaluar, i shkaktoi dëme të mëdha – duke humbur njërën këmbë, transmeton Telegrafi.
E ngasja e biçikletës është mbikëqyrur nga fizioterapisti nga Instituti për Rehabilimit në Kiev, nga i cili u filmua edhe ky moment plot emocione.
Ëma e saj Nataliaa e cila gjithashtu ishte plagosur nga bombardimi – tha se i është dashur t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale për t’i shpëtuar më të keqes.
Ky institut është hapur enkas për rehabilitimin e viktimave të agresionit rus. /Telegrafi/