Operatorët ukrainas të dronëve kanë arritur të lokalizojnë një radar anti-dron të rusëve, që përdor një softuer që pengon valët e dronit dhe ka për qëllim t’ua pamundësojë ngritjen në ajër.
E ky stacion radari i ushtrisë ruse në Repejnik u lokalizua nga ukrainasit, që e shkatërruan pikërisht me një dron, transmeton Telegrafi.
Operacioni i realizuar nga grupi Geese 9 së bashku me pjesëtarët e inteligjencës ukrainase.
Në anën tjetër, rusët në masë të madhe kanë stacionuar radarë të tillë duke marrë parasysh se ukrainasit vazhdimisht po i sulmojnë me dronë.
Megjithatë as këta radarë nuk u ndihmuan – përkundrazi u shkatërruar pikërisht nga një dron.
Një sistemi i tillë radari sipas mediave ukrainase kushton 100 mijë dollarë, dhe që e përdorin ushtarët e Putinit për detektimin e fluturakeve të vogla në një distancë prej 15 kilometra në një lartësi prej pesë kilometrash.
Me lëshimin e një vale parandalon funksionimin normal të dronëve, dhe kështu tentojnë të fitojnë kohë për kundërsulm. /Telegrafi/