Policia e Kosovës ka arrestuar dje tri femra në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, pasi të njëtjat nuk kishin respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Po ashtu të njëjtat kishin qenë nën masat e vetë izolimit pasi që kishin qenë në karantinë për 14 ditë.
“Janë arrestuar tri femra kosovare të cilat nuk kanë respektuar vendimin e Qeverise duke lëvizur në rrugë në kohën kur është e ndaluar, po ashtu të njëjtat ishin nën masat e vetë izolimit pasi që kishin qenë të karantinuara për 14 ditë dhe kjo masë e vet izolimit është caktuar të përfundoje me 01.05.2020. Tre të dyshuarat pas kontrollës mjekësore me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/