Ukraina është lejuar të rrëzojë aeroplanët e Moskës mbi territorin rus me armë amerikane që nga shpërthimi i luftës, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se “[Ukraina] mund të rrëzojë aeroplanët rusë që përbëjnë një kërcënim të afërt. Ata e kanë këtë leje që nga fillimi i luftës”, raporton skynews.
Sqarimi u dha për shkak të konfuzionit rreth vendimit të fundit të Uashingtonit për të lehtësuar rregullat për armët e furnizuara nga SHBA-ja që godasin objektivat ushtarake në tokën ruse.
Presidenti amerikan, Joe Biden dha autorizimin për sulmet në një bazë të kufizuar për të ndihmuar Kievin të mbrohet kundër avancimeve të forcave të Kremlinit drejt Kharkiv.
Kirby tha se nuk mund të konfirmonte raportet se Ukraina kishte përdorur armë të furnizuara nga SHBA-ja në territorin rus për herë të parë.
“Ne thjesht nuk jemi në një pozicion të përditshëm për të ditur saktësisht se për çfarë po qëllojnë ukrainasit. Është sigurisht në një nivel taktik. Pra, nuk mund ta konfirmoj këtë. Mund t’ju them se ata e kuptojnë udhëzimin që u është dhënë”, shtoi ai.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/