Telegrafi

Kina thotë se nuk mban anë në luftën e Ukrainës, por arrin marrëveshje të shumta me Rusinë

Xi Jinping thotë se Pekini ka një pozicion të paanshëm në luftën e Ukrainës dhe se mbështet paqen dhe dialogun.

Presidenti kinez ka fol në një konferencë për shtyp pas takimit me homologun rus. Vladimir Putin.

Ai tha se bisedimet me liderin e Kremlinit ishin “të hapura dhe miqësore”, raporton skynews.

Të dy udhëheqësit nënshkruan një sërë dokumentesh mbi një “bashkëpunim strategjik” pas bisedimeve “të suksesshme dhe konstruktive”.

Putin e cilësoi shumë të mirë takimin me liderin kinez ndërsa deklaroi se “Kina tani është partneri më i rëndësishëm ekonomik i Rusisë”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta material. /Telegrafi/