Telegrafi

Kina kritikon Rusinë për ndërprerjen e marrëveshjes së grurit me Ukrainën

Kina ishte ndër ato vende që ushtronin presion ndaj Moskës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të ringjallur marrëveshjen që lejon eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi.

Ruët u kritikuan gjithashtu për sulmin ndaj porteve të Ukrainës dhe shkatërrimin e infrastrukturës portuale – një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar.

Lexo po ashtu Rusia godet grurin ukrainas pas përfundimit të marrëveshjes detare

Rusia pohoi se ka sulmuar zonat detare në Detin e Zi pasi ishin të rrezikshme për ta, por OKB-ja paralajmëroi se një incident ushtarak në det mund të ketë “pasoja katastrofike”.

Autoritetet ruse deklaruan se kishin pezulluar Iniciativën për drithërat e Detit të Zi sepse OKB-ja nuk kishte arritur të largojë pengesat për dërgimin e ushqimit dhe plehrave të saj në tregjet globale – gjysma tjetër e marrëveshjes së grurit me Ukrainën.

Zëvendës ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Geng Shuang shprehu shpresën se Rusia dhe OKB-ja do të punojnë së bashku për të rifilluar eksportet nga të dyja vendet “sa më shpejt të jetë e mundur” në interes të “ruajtjes së sigurisë ndërkombëtare dhe në veçanti të zbutjes së krizës ushqimore në vendet në zhvillim”.

Lexo po ashtu Rusia i vendosi shtatë kushte Perëndimit: Pa zbatimin e këtyre, nuk ka marrëveshje rreth ushqimeve

Ndryshe, Rusia ka vendosur shtatë kushte për vazhduar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja. /Telegrafi/