Joshua Kimmich ka qenë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar veror, pasi është folur shumë për një largim të mundshëm të tij nga Bayerni.
Mesfushori gjerman ka përfunduar një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich, ku ka luajtur 41 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë nëntë asistime.
Pavarësisht zërave që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga Bayern Munich , Kimmich ka vendosur të vazhdojë me klubin gjerman për të paktën edhe një sezon.
Top klubet evropiane si Barcelona, Bayern Munich, Manchester United, Liverpool, Arsenal e Manchester City janë interesuar për transferimin e gjermanit.
Megjithatë, Kimmich ka marrë një vendim të qëndrojë në Bayern Munich. Këto zgjedhje i japin fund spekulimeve për transferimin e tij të mundshëm në këtë afat kalimtar veror.
Lojtari ka njoftuar klubet e interesuara se nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra bavareze për momentin, duke preferuar të qëndrojë edhe një sezon nën disiplinën e Bayernit.
Me këtë vendim të Kimmich janë qetësuar te Bayerni dhe tani drejtuesit e klubit kanë kohë një vit për ta bindur gjermanin për një kontratë të re. /Telegrafi/