Telegrafi

Kim vendos të mos provokojë, por sërish tërheq vëmendje (Foto)

Ylli televiziv, Kim Kardashian, është shfaqur mahnitëse me një fustan elegant.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim me veshje ekstravagante, ajo di të marrë vëmendjen edhe në rastet kur shfaqet si një damë e vërtetë.

Jo shpesh ajo shfaqet kaq elegante!

Këtë të premte 35-vjeçarja është fotografuar më elegante se kurrë, teksa ka marrë pjesë në një dasmë, në krah të bashkëshortit të saj, Kanye West, transmeton KP.

Ajo kishte veshur një fustan të ngushtë ngjyrë bezhë, që i nxirrte në pah format e përsosura.