Kim Kardashian nuk po lejon që asnjë dramë me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, ta pengojë në postimin e fotografive me bikini.
Të hënën, 41-vjeçarja, ndau një seri fotografish nga pushimet në Bahamas me të dashurin e saj, Pete Davidson.
“Nëna natyrë”, ka qenë përshkrimi që ka vendosur krahas këtyre imazheve provokuese.
Megjithatë, në anën tjetër ajo është duke u përballur me akuza të mëdha nga ish-partneri për çështjen e fëmijëve të tyre.
Reperi në një intervistë të dhënë për Hollywood Unlocked u duk se sugjeroi se Kim po e pengonte disi ose po ia bënte të vështirë t’i shihte fëmijët e tyre.
Ai theksoi se nuk mund të hynte në shtëpinë e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” për të parë vajzën North, sepse u pengua nga një roje sigurie.
Ish-çifti kanë katër fëmijë së bashku, të cilët aktualisht janë bashkë-prindër të: North, tetëvjeçe, Saint gjashtëvjeç, Chicago, katërvjeçe dhe Psalm, dyvjeç.
Më pas, një këngë e re nga Kanye u publikua të premten që kërcënonte se do ta ‘rrihte’ të dashurin e Kim, Pete, 28 vjeç.
Të nesërmen, Kanye bëri pretendime se ai nuk ishte ftuar nga Kim në ditëlindjen e katërt të vajzës së tij, Chicago – që ishte një festë e përbashkët me kushërirën e saj, Stormi Webster.
Kim momentalisht është e fokusuar në marrëdhënien me komedianin e SNL. /Telegrafi/