Kim Kardashian ditë më parë lansoi linjën e re të rrobave të emëruar ‘Kids Supply’ së bashku me Kanye West.
Ndërsa vetëm disa ditë më pas ka tërhequr vëmendje te vetvetja duke pozuar me një paruke rozë.
36-vjeçarja kishte zgjedhur edhe të brendshmet rozë, teksa ka bërë një selfie para pasqyrës.
Fotografinë e ka publikuar në SnapChat dhe natyrisht se është bërë temë e mediave rozë.
Kombinimit të saj ia kishte shtuar një pallto, në mënyrë që të mos ekspozohej shumë. /Telegrafi/