Ne e dimë që Kim Kardashian pëlqen të postoj fotografi të vjetra që e kthejnë pas në kohë.
Për nder të ditëlindjes së babait të saj të ndjerë, Kim hapi edhe një herë albumin familjar të fotografive dhe kësaj radhe ndau një foto të paparë të saj në vitet ’90.
Kim në foto mund të shihet e veshur me një fustan të zi kadifeje me mëngë të zeza të tejdukshme. Duke shtuar trendet e magjishme të viteve ’90, flokët e zinj të Kim janë modeluar në një bob në gjatësi të mjekrës. I tërë stilimi është kompletuar me disa fije të lëshuara para fytyrës që janë një kornizë e bukur natyrale e pamjes.
Grimi ka fokus sigurisht te ngjyra e zezë dhe gri me disa buzë të theksuara seriozisht dhe një shkëlqyes që vepron si një kurth ngjitës perfekt për ato balluke të adhurueshme.
Ndërsa ne i duam të gjitha kthimet pas në kohë të Kim, vitet ’90 duket të jenë të preferuarat. /Telegrafi/