Site icon Telegrafi

Kim Kardashin shkëlqen e veshur me një pallto që kushton rreth 20 mijë euro

Përpara pjesëmarrjes në “SNL” , Kim Kardashian veshi një pallto tërheqëse për një darkë të martën.

Ajo ktheu kokën me veshjen e sipërme Balenciaga që kap vlerën e 20 mijë eurove, e cila kishte mëngë të mëdha dhe shkëlqim të gjithanshëm.

Nën stilin ngjyrë hiri, vezullues, Kardashian ishte ende e veshur me veshjen e zezë Balenciaga që po bëhet shpejt nënshkrimi i saj.

Përveç pjesës së sipërme të zezë dhe pantallonave, ajo tronditi me një palë syze dielli të errëta për natën e saj në New York.

Ylli i realitetit do të prezantoj “SNL” të shtunën, me Halsey që interpreton si mysafire.

Page Six raportoi ekskluzivisht se burri i ndarë i Kardashian, Kanye West, është gjithashtu në New York për ta ndihmuar atë fshehurazi të përgatitet për shfaqjen. Lajmi vjen pasi dyshja u panë duke darkuar së bashku në Miami javën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version