Kim Kardashian është krenuar me belin e saj të hollë, gjatë një selfie në LBD, të mërkurën.
35 vjeçarja ka postuar një video në SnapChat duke provuar veshjen e saj. “A nuk ju duket beli im i bërë me photoshop? Është çmenduri, po bëhet më i hollë”, ka thënë ajo.
Kim kishte kombinuar fustanin, me çizmet e saj të gjata deri në gjunjë. Ajo për të arritur në këtë peshë, ka mbajtur një dietë strikte dhe ka përdorur një regjim të rregullt në palestër.
Ajo tregon se shpesh herë e kritikon veten për trupin, por bashkëshorti i saj Kanye West është mbështetësi më i madh i trupit dhe linjave të Kim./Telegrafi/