Site icon Telegrafi

Kim Kardashianit i dështon libri me “selfie” seksi

Me 41.1 milionë ndjekës, Kim Kardashian është personi i dytë më i famshëm në Instagram, pas Beyoncet, por fansat e saj duket se nuk janë të interesuar që të kenë një libër me ‘selfie’ të yllit të njohur televiziv.

“Radar” raporton se libri i saj me ‘selfie’, “Selfish”, është shitur në vetëm 32 mijë kopje që kur doli në treg tre muaj më parë, më 5 maj.

32 mijë kopje konsiderohet numër i vogël duke marrë parasysh se kjo shifër nuk përfshin as 1 për qind të ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Kjo faqe raporton se më shumë se 600 blerës të librit e kanë vlerësuar atë si mesatar.

Kim megjithatë ka arritur të shesë më shumë kopje se libri i motrave të vogla të saj Kendall dhe Kylie “Rebels: City of Indra” që u shit në vetëm 13 mijë kopje. /Telegrafi/

Exit mobile version