Telegrafi

Kim Kardashian zbulon se ajo mori ‘mësime frymëmarrje’ për korsenë e saj të ngushtë para se të shkonte në MET Gala

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Ajo zbuloi gjatë kësaj jave se veshja e saj në Met Gala ishte aq e shtrënguar sa që mezi merrte frymë.

Dhe tani Kim Kardashian ka pranuar se kishte marrë leksione për frymëmarrje, pak para se të vishej për në eveniment, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Kim Kardashian në MET Gala (Foto; Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, 38-vjeçarja ndau një pamje të sinqertë të vetes duke treguar ushtrimet e saj që kishte kryer për disa muaj me radhë.

Lexo po ashtu Vjen në jetë fëmija i katërt i Kim Kardashian dhe Kanye West

‘Dita kur kuptova se tema e Met Gala ishte “kamp”, po atë ditë ne i bëmë thirrje @manfredthierrymugler mbretit të kampit!’ shkruajti ajo.

“Ne u takuam në Miami menjëherë pas festave të vitit të kaluar dhe pa skica! Mësova shumë për kuturën nga ky njeri gjenial, ishte përtej kuture, ishte art! ‘

Kim e porositi Z. Peal për mësimet e frymëmarrjes, njeriun i cili është vënë në dukje si prodhuesi më i shquar në botë.

Kim Kardashian në MET Gala (Foto: Andrew Toth/Getty Images/Guliver)

Këto ushtrime sipas saj zgjatën përplot shtatë muaj. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Kanye West në MET Gala (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)