Ajo zbuloi gjatë kësaj jave se veshja e saj në Met Gala ishte aq e shtrënguar sa që mezi merrte frymë.
Dhe tani Kim Kardashian ka pranuar se kishte marrë leksione për frymëmarrje, pak para se të vishej për në eveniment, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, 38-vjeçarja ndau një pamje të sinqertë të vetes duke treguar ushtrimet e saj që kishte kryer për disa muaj me radhë.
‘Dita kur kuptova se tema e Met Gala ishte “kamp”, po atë ditë ne i bëmë thirrje @manfredthierrymugler mbretit të kampit!’ shkruajti ajo.
“Ne u takuam në Miami menjëherë pas festave të vitit të kaluar dhe pa skica! Mësova shumë për kuturën nga ky njeri gjenial, ishte përtej kuture, ishte art! ‘
Kim e porositi Z. Peal për mësimet e frymëmarrjes, njeriun i cili është vënë në dukje si prodhuesi më i shquar në botë.
Këto ushtrime sipas saj zgjatën përplot shtatë muaj. /Telegrafi/