Ka disa javë që është bërë e ditur në media lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West po presin të bëhen prindër për herë të katërt.
Ata po presin një fëmijë nga një surrogate (zëvendësuese).
Kim Kardashian së fundmi ka qenë e ftuar në një intervistë për “Watch What Happens”, ku ka folur shumëçka rreth të rejave në jetën e saj private.
Ndër të tjerash, ajo ka zbuluar edhe se gjinia e foshnjës është mashkull.
“Është djalë”, ka thënë Kardashian, e cila tregoi se këtë konfirmim e kishte marrë vesh që në natën e Krishtlindjeve.
Pavarësisht kësaj, asaj nuk i kujtohej në detaje se kush ia kishte treguar këtë.
Përndryshe, Kim dhe Kanye kanë tre fëmijë: vajzat North dhe Chikago, dhe djalin Saint. /Telegrafi/