Bukuroshja Kim Kardashian e ka marrë shumë seriozisht profesionin e avokates, për të cilin po studion tash e sa kohë.
Së fundmi, ka realizuar një vizitë në burgun “San Quentin”, që njihet ndryshe edhe si një prej burgjeve më famëkeqe në Shtetet e bashkuara të Amerikës.
Ajo atje është takuar me disa nga të burgosurit, duke u njohur edhe më nga afër me problemet e tyre.
Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Kim ka pozuar pranë të burgosurit Kevin Cooper, ndërsa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se sipas saj ai është i pafajshëm.
“Kisha një takim emocional me Kevin Cooper dje në burgun e vdekjes në San Quentin. Pash që ai është i kujdesshëm dhe i sinqertë dhe besoj se ai është i pafajshëm për krimet për të cilat është dënuar”, ka shkruar Kim.
E njëjta ka bërë të ditur se shpreson në lirimin e personit në fjalë, pas bërjes së testit të ADN-së.
Kardashian gjithashtu ka shprehur mirënjohje për guvernatorin Newsom, i cili i ka ndaluar dënimet me vdekje në Kaliforni. /Telegrafi/