Site icon Telegrafi

Kim Kardashian vishet krejtësisht në të zezë, i rikthehet stilit që preferoi më shumë kohëve të fundit

Kim Kardashian u përpoq të shfaqej e thjeshtë ndërsa mbërriti për darkë në Malibu mbrëmjen e së enjtes.

Ylli 41-vjeçar zbriti jashtë restorantit të famshëm Nobu me një makinë sportive me shofer.

Kardashian vuri në pah format e saj në një veshje të zezë të ngushtë, me mëngë të gjata dhe një dekolte elegante.

Për shkak të temperaturave të ftohta të mbrëmjes, Kim mbajti një shall leshi të zi mbi supet e saj ndërsa po ecte nga makina e saj drejt hyrjes së restorantit.

Ajo i dha një shtysë pamjes me çizme me takë seksi të zeza.

Themeluesja e SKIMS mbrojti sytë e saj me një palë syze të zeza, teksa flokët i kishte dredha diskrete.

Asaj iu bashkua nëna e saj Kris Jenner dhe partneri i saj Corey Gamble. 66-vjeçaja u binjakëzua me vajzën e saj duke zgjedhur gjithashtu një kombinim tërësisht të zi.

Ndërsa sensacioni i realitetit televiziv po shijonte kohën në Kaliforni, i dashuri i saj Pete Davidson ishte i zënë duke punuar në New York. /Telegrafi/

Exit mobile version