Kim Kardashian bëri një pushim nga bizneset e saj si “SKIMS” dhe “SKKN” për të kaluar pak kohë cilësore me familjen e saj në një plazh me rërë të bardhë në Turks dhe Caicos të hënën.
Ylli 43-vjeçare e “Keeping Up With The Kardashians” dukej në formën më të mirë, teksa tregoi belin e saj të hollë që rrethohej nga një zinxhir elegant barku.
Ish-gruaja e Kanye West kishte veshur bikini të zeza, duke u dukur më tërheqëse se kurrë, shkruan DailyMail.
Më vonë ajo veshi dhe pantallona të shkurta të gjata basketbolli si dhe pantofla të bardha, të gjitha nga “Chrome Hearts”.
Vajza e kopertinës së “Vogue” i kishte flokët e saj korbi të lëshuara mbi shpatullat e saj të zhveshura dhe ajo nuk kishte pothuajse grim fare.
Gjithashtu me të ishin dy nga fëmijët e saj me reperin West: Chicago, gjashtë vjeç dhe Saint, tetë vjeç. /Telegrafi/