Kim Kardashian ka treguar sërish figurën e saj të bujshme të trupit në një plazh të Karaibeve teksa ka ekspozuar linjat për fotosesionin e saj më të ri këtë të premte.
Ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians”, 41-vjeçe, po reklamonte një model ‘nudo’ të bikinive nga linja e saj e veshjeve, “Skims”, teksa hidhej përgjatë valëve që vinin në breg.
Duke lënë flokët e saj të zeza të binin lirshëm pas saj, ajo hodhi krahët lart për të marrë një pozë statuje, e veshur me bikinit e saj provokuese, shkruan DailyMail.
Nëna e cila ka katër fëmijë me ish-burrin e saj, reperin Kanye West dhe tani ka nisur një lidhje me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson, i shtoi edhe më shumë shkëlqim dukjes, me vendosjen e një byzylyku prej ari.
Me kalimin e ditës, ajo gjithashtu mund të dallohej duke u shtrirë nëpër rërë, ndërsa ishte e veshur me bikini të zeza dypjesëshe, të cilat vinin në pah trupin e saj të tonifikuar.
Bikinit dypjesëshe ishin veshur në fotosesionin e realizuar gjatë natës, gjatë së cilës ajo mund të shihej duke u shtrirë në rërë dhe duke e ngritur shpinën në stilin e një ‘pinupi klasik’ të viteve 1940.
Kardashian ishte e shoqëruar nga anëtarët e ekipit të sesionit fotografik, të cilët dukej se po rregullonin pamjen e saj përpara një grupi të ri fotografish.
Kjo paraqitje atraktive e saj në plazh vjen rreth një javë pas periudhës së fundit të dramës që përfshin ish-burrin e saj Kanye, i cili e akuzoi për bashkë-prindërim jo të drejtë.
Doli se ajo ishte e befasuar dhe e mërzitur nga pretendimet që ish-burri i saj bëri në publik për ekuacionin e tyre të bashkë-prindërimit.
Në një intervistë të re për Hollywood Unlocked, Kanye, 44 vjeç, pretendoi se truproja i Kimit së fundmi e ndaloi atë të hynte në shtëpinë e saj.
“Pavarësisht shumë gjërave të rreme që ai thotë në intervistë, është e vërtetë që ai nuk u lejua të hynte kur u shfaq në shtëpi kohët e fundit”, tha një burim i afërt me situatën për DailyMail. “Dhe kjo është vetëm sepse ajo ka vendosur kufij rreth aftësisë së tij për të hyrë në shtëpi në çdo kohë që ai dëshiron pas disa incidenteve”, tha burimi.
I njëjti burim shtoi: “Megjithatë, truproja nuk e ndaloi atë të shihte fëmijët, t’i merrte ose t’i linte. Ai thjesht nuk mund të futet më brenda shtëpisë së saj pa lejen e saj. Ajo ka të drejtën e privatësisë dhe po përpiqet të vendosë kufij të shëndetshëm”.
Kufijtë e Kim, sipas burimit, ‘u bënë të domosdoshëm sepse ka pasur disa incidente ku familja, miqtë dhe stafi i saj janë mërzitur nga vizitat e tij të fundit të paparalajmëruara’.
Më tej, burimi tha: “Ajo dëshiron që fëmijët të kenë një marrëdhënie të fortë me të dy prindërit dhe që ai të respektojë kufijtë dhe strukturën që ajo ka vendosur në mënyrë që ata të kenë njëfarë parashikueshmërie dhe konsistence me orarin e tyre”.
Burimi shpjegoi: “Kim nuk e dëshiron dramën. Ajo do të donte që ai ta mbante të gjithë këtë private”, duke shtuar: “Ajo është e mërzitur që ai ka zgjedhur të ndjekë këtë rrugë”.
Kanye dhe Kim, të cilët u martuan në Firence në vitin 2014, kanë katër fëmijë – North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, tri vjeçe dhe Psalm, dy vjeç.
Kim paraqiti kërkesën për divorc në shkurt të vitit të kaluar pas muajsh thashethemesh në media se martesa e saj me Kanye ishte në prag të kolapsit.
Ndërsa po festonte në Miami natën e Vitit të Ri, Kim takoi aktoren e “Uncut Gems”, Julia Fox, e cila që atëherë është bërë e dashura e Kanye Westit.
Kardashian i bashkohet një liste të gjatë të të dashurave të famshme të Pete Davidson, duke përfshirë vajzën e Andie MacDowell, Margaret Qualley dhe vajzën e Cindy Crawford, Kaia Gerber, si dhe këngëtaren Ariana Grande dhe Kate Beckinsale. /Telegrafi/