Telegrafi

Kim Kardashian vazhdon jetën pa Kanye, vjen me imazhe provokuese në bikini

Kim Kardashian (Foto: Instagram/kimkardashian)

Kim Kardashian i është rikthyer sërish pozave provokuese pas një kohe që u përball me probleme të shumta.

Në rrjetin social Instagram, yll i Keeping Up With The Kardashians ka tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve, shkruan Daily Mail.

Kjo ka ndodhur pasi ka mjaftuar që ajo të publikojë disa imazhe me bikini, me të cilat i theksoheshin linjat e bujshme trupore.

(Foto: Instagram)

39-vjeçarja dukej e mrekullueshme teksa shihej e shtrirë në një pishinë me ujë të cekët, teksa flokët gërsheta i përshkonin trupin.

Lexo po ashtu Kim Kardashian e gatshme të divorcohet nga Kanye West

Këto imazhe ajo i ka shkrepur në shtëpinë e nënës së saj, Kris Jenner, në rezidencën La Quinta të Palm Springs.

(Foto: Instagram)

Në postimin e fundit ajo është parë më e relaksuar, pasi në dorë e mbante një koktej dhe kishte bërë trendin e ‘duck face’.

Veprim i tillë nga bukuroshja brune vjen pasi u raportua se po ndihet e pafuqishme për të ndryshuar bashkëshortin, Kanye West.

(Foto: Instagram)

Reperi i njohur së fundmi ka bërë deklarata nga më të ndryshmet, ndërsa thuhet se vuan nga çrregullimi bipolar. /Telegrafi/