Telegrafi

Kim Kardashian me urim të përzemërt për Kanye West në ditëlindjen e tij të 43-të

Kim Kardashian West ka një mesazh special për ‘mbretin’ e saj, bashkëshortin Kanye West, në ditëlindjen e tij të 43-të.

Kim ndau disa fotografi të Kanye në Instagram të hënën ndërsa në njërën prej tyre shkroi, “Urime ditëlindjen për mbretin tim”.

Në InstaStory, nëna e katër fëmijëve e falënderoi bashkëshortin prej gjashtë vitesh për besnikërinë dhe dashurinë që i ka ofruar përgjatë këtyre viteve.

“Urime ditëlindjen zemër”, ka shkruar Kardashian në njërin nga imazhet, teksa vazhdoi “Faleminderit që gjithmonë keni qenë ju dhe nuk e keni lënë botën të ju ndryshojë”.

Lexo po ashtu "Pandemia e coronavirusit", krizë në martesën e Kim Kardashian dhe Kanye West?

“Jeta nuk do ishte njëjtë pa ty”, vazhdoi ylli i “Keeping Up With the Kardashians” në një imazh të ndarë me djalin e tyre, Saint, katër vjeçar.

Kim, 39-vjeçare, dhe Kanye gjithashtu kanë edhe fëmijë të tjerë; North, e cila mbush shtatë vjeç këtë muaj, Chicago, dy vjeçe dhe Psalm, 13 muajsh.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Instagram)

Të hënën herët, Kanye mori një urim të përzemërt edhe nga nëna e Kim, Kris Jenner.

“Urime ditëlindjen Kanye West. Ju jeni një djalë, bashkëshort, vëlla dhe shok i mrekullueshëm. Faleminderit që ke qenë pjesë kaq e rëndësishme e familjes sonë. Të dua shumë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/