Telegrafi

Kim Kardashian, urim emocional Kanye Westit për ditëlindje: Jam mirënjohëse ndaj teje (Foto)

Reperi i njohur Kanye West ka festuar sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 40-të.

Me këtë rast ai ka marrë shumë urime të përzemërta nga rrethi i tij.

Urimin më special, Kanye e ka marrë nga bashkëshortja e tij, super ylli Kim Kardashian.

Kjo e fundit ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar disa fjalë zemre për të.

“Urime ditëlindjen baby, të dua shumë! Ti je inspirimi im për tu bërë një njeri më i mirë. Jam mirënjohëse ndaj teje” (sic.), shkruan Kardashian në Instagram. /Telegrafi/