Kim Kardashian ka diskutuar për prindërimin dhe sfidat me të cilat përballet si nënë beqare.
Ylli televiziv ka folur në podcastin On Purpose with Jay Shetty duke thënë se prindërimi është një nga gjërat më sfiduese në jetën e saj, porse në të njëjtën kohë puna më falënderuese në botë.
Ajo shprehet se është e vështirë të jesh nënë beqare dhe se shtëpia e tyre është shpesh në kaos, për këtë arsye ndonjëherë qëndron zgjuar me orë të tëra natën duke menduar nëse do t’i mbijetojë çdo gjëje që po i ndodh.
“Ka net kur qaj para se të fle dhe pyes veten se çfarë ka ndodhur në shtëpinë time. Ndonjëherë nuk i laj flokët për ditë të tëra dhe vesh të njëjtat pizhame”, është shprehur Kim.
42-vjeçarja është nënë e dy vajzave (nëntë dhe pesëvjeçare) dhe dy djemve (shtatë dhe katër vjeç) nga lidhja me reperin Kanye West. /Telegrafi/