Siç shihet nuk do ketë më fëmijë të tjerë nga superylli Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West.
Krejt në fund, kjo është ajo që ylli televiziv ka thënë në episodin e së dielës të “Kepping Up with the Kardashians”, ku ka përfshirë lindjen e fëmijës së katërt, djalit Psalm, prej një nënë surrogateje.
“Ndihem e kompletuar”, ka thënë Kim Kardashian. “Unë mendoj se katër është perfekt për mua”. Psalm ka lindur në maj dhe është vëlla i motrave North, 6-vjeçe, Chicago një dhe vëllait Saint, 3-vjeç.
Në ndërkohë, Kim dhe Kanye u takuan rreth vitit 2002 kur Kanye ishte duke bërë një video me mikun e Kim, Brandy, të cilin Kim e njihte përmes Ray J, të dashurin e saj në atë kohë. Kanye as nuk e dinte kush ishte Kim kur u takuan për herë të parë.
Pas këtij momenti, të dy filluan të admirojnë njëri-tjetrin nga larg ndërsa të dy u takuan me njerëz të tjerë.
Sidoqoftë, thashethemet për ato takime nuk u konfirmuan deri në vitin 2012, kur Kanye pranoi dashurinë e tij për Kim në një këngë dhe e ftoi atë në shfaqjen e tij të modës në Paris.
Dyshja e famshme u martuan në vitin 2014 në një ceremoni superluksoze në Itali. /Telegrafi/