Telegrafi

Kim Kardashian thotë se do të donte të darkonte me Greta Thunberg, për të biseduar rreth çështjes së ndryshimeve klimatike

Kim Kardashian zbuloi se një nga mysafirët e saj me të cilën do ta kishte ëndërr një darkë, është aktivistja adoleshente Greta Thunberg.

38-vjeçarja tha në një intervistë për Reuters, të martën, se ajo do të pëlqentetë darkonte një natë 16-vjeçare suedeze, duke e lavdëruar atë si një “vajzë e re e guximshme dhe e mahnitshme”.

“Ajo është një vajzë e re kaq e mahnitshme, dhe aq e guximshme dhe trime për t’u ngritur në këmbë këtyre të rriturve që mund të jenë shumë të frikshëm dhe që ajo të jetë kaq e hapur dhe e sinqertë është pikërisht ajo që na duhet”, i tha Kardashian, Reuters, në Kongresin Botëror mbi teknologjinë e informacionit në Armeni.

Kardashian, e cila cili ka afro 150 milionë ndjekës në Instagram – shtoi se ajo ishte e gatshme t’i jepte ekspertizën e saj prindërve të Thunberg se si të shfrytëzonin platformat e mediave sociale të studentes së shkollës së mesme.

“Duke folur në një platformë të madhe fton shumë opinione dhe personalitete të ndryshme dhe kjo është se si ata (prindërit) e menaxhojnë atë”, tha Kardashian.

Kim Kardashian (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Ftesa për darkë ev Kim Kardashianit vjen pasi Greta Thunberg mbajti një fjalim të mërzitur në samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike në të cilin ajo dënoi liderët globalë.

“Për më shumë se 30 vjet, shkenca ka qenë e qartë. Sa jeni të guximshëm që të shikoni larg dhe të vini këtu duke thënë që po bëni mjaftueshëm kur politika dhe zgjidhjet e nevojshme janë akoma askund”, tha Thunberg. /Telegrafi/

Greta Thunberg (Foto: Stephanie Keith/Getty Images/Guliver)