Kim Kardashian thotë se përvoja e përdorimit të nënës zëvendësuese për të mbajtur fëmijën e saj të tretë ka qenë “shumë më e vështirë” se sa që priste.
37-vjeçarja tashmë është nënë e dy fëmijëve me burrin Kanye West, por u këshillua që të mos kishte një shtatzëni të tretë për arsye mjekësore, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
“Ju e dini, është me të vërtetë ndryshe”, tha ajo për Entertainment Tonight.
“Kushdo që thotë ose mendon se është thjesht rruga e lehtë është krejtësisht e gabuar”.Është shumë më e vështirë se sa prita”, ka thënë ajo.
Kim Kardashian është parë në Paris me burrin Kanye West këtë muaj, gjersa vazhdon të jetë i përfolur faktin se fëmija i tyre do të vijë në jetë nga një nënë surrogate.
Kim tha se ishte mirënjohëse ndaj zëvendësueses së saj, identiteti i së cilës nuk është zbuluar, duke u mbajtur kështu sekret.
“Mendoj se është shumë më e vështirë të kalosh në këtë mënyrë, sepse nuk je në kontroll” pranoi ajo.
“Natyrisht që ti zgjedh dikë që beson plotësisht dhe se ke një lidhje dhe marrëdhënie të mirë, por … duke e ditur se unë kam qenë në gjendje të mbaj dy foshnjat e para, dhe tani fëmija i tretë të vijë nga një nënë tjetër, sigurisht që nuk është fare e lehtë, as për mua, e as për atë. Pra, është padyshim një eksperiencë më e vështirë se sa e parashikova vetëm në zonën e kontrollit”, tha Kim.
Ndryshe, ajo dhe Kanye West janë prindër të dy fëmijëve: vajzë katër vjeçare North, dhe djalit Saint, i cili është gati dy vjeç. /Telegrafi/