Site icon Telegrafi

Kim Kardashian thotë se Meghan Markle dhe Princi Harry nuk janë të ‘përsosur’, por i lavdëron për ‘ndryshimin e botës’

Kim Kardashian e ka mbrojtur dukeshën e Sussex-it, Meghan Markle dhe Princin Harry duke thënë se ata nuk janë “perfekt”, por ajo i mbështet përpjekjet e tyre për të bërë një ndryshim pozitiv.

Ylli televiziv, 38-vjeçe, nuk i kurseu lavdërimet për Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it këtë javë në Armeni kur ajo u pyet për çiftin mbretëror, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Nëna e katër fëmijëve bëri një krahasim midis mbretërve dhe vetvetes në Konventën e Teknologjisë së Armenisë në Jerevan, dhe tha: “Unë mendoj se të gjithë bëjnë zgjedhjet dhe vendimet e tyre”.”Dhe unë mendoj se siç thashë, askush nuk është i përsosur. Unë nuk jam, ata nuk janë. Nuk e di kush është”.

Kim Kardashian-West (Foto: Slaven Vlasic/Getty Images for The Girls’ Lounge)

“Unë ende e dua dhe vlerësoj faktin që ata sjellin kaq vëmendje në lëvizje kaq të rëndësishme që duhet të ndodhin dhe gjëra për të cilat ato janë vërtet të pasionuara”. “Ata ende po ndryshojnë botën”, vazhdon Kim.

Meghan Markle dhe Princi Harry sapo janë rikthyer nga një turne i suksesshëm dhjetë ditor në Afrikë, ku promovuan shumë kauza bamirësie. Ata gjithashtu po mbështesin iniciativën e re të “NHS Every Mind Matters” së bashku me Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit.

Harry po ashtu po ndihmon të krijojë një seri televizive me Oprah Winfrey në lidhje me shëndetin mendor, teksa mendon se mund të shpëtojë jetë dhe të ndihmojë njerëzit të hapen më shumë.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Chris Jackson/Getty Images)

Sidoqoftë, ata janë përballur me kritika këtë verë derisa u akuzuan për hipokrizi, pasi kohët e fundit folën për çështje mjedisore, më pas duke përdorur avionë privatë për udhëtime nëpër Evropë.

Ndërkohë, mendohet se Kim ende nuk do të takojë Princin Harry dhe Meghan Markle, por u raportua që ajo ishte e prirur të krijonte një miqësi. /Telegrafi/

Exit mobile version