Kim Kardashian është bërë emri më i lakuar ndonjëherë në faqet rozë.
Kjo vjen për shkak të divorcit të saj me Kanye West, pasi dyshja ishin për shtatë vjet të martuar, shkruan Daily Mail.
Ajo çka më së shumti po merr vëmendje është ndarja e pasurisë, që të dy tashmë posedojnë dy miliardë dollarë.
40-vjeçarja do të dokumentojë tashmë ndarjen e kësaj shume në episodin e fundit të Keeping Up With The Kardashians.
Sipas burimeve të Sunday Mirror, thuhet se Kim do të ketë rastin të flas dhe të planifikojë për shumën që ajo do ta posedojë pas ndarjes.
Kanye nuk pretendohet të jetë i pranishëm, pasi po kalon në periudha të vështira, ndërsa ka problem edhe në nënshkrimin e letrave të divorcit.
Për shkak të ngjarjeve të fundit dhe problemeve të shumta që çifti kanë pasur, Kim thuhet të jetë mjaft e sigurt për vendimin që ka marrë. /Telegrafi/