Pas mbarimit të 15 sezoneve në E! News, “The Kardashians” u rikthyen sivjet në Hulu.
Sezoni i parë i “Keeping Up With the Kardashians” debutoi në vitin 2007 pas publikimit të një kasete seksuale të Kim me ish-partnerin e saj, Ray J.
Debutimi i “The Kardashians” në Hulu është hapur në një mënyrë të çuditshme përafërsisht të ngjashme, ku shihet Kim që ka shpërthyer në lot meqenëse djali i saj, Saint, gjashtëvjeçar pa një reklamë në internet për kasetën famëkeqe.
Shfaqja fillon me një shkrepje të shkëlqyeshme me dron që kalon nëpër Travis Barker teksa luan me fëmijët e tij dhe tregon Kourtney duke zbuluar çdo gjë, e në vazhdim Kim Kardashian.
Travis i pyet ata nëse duan të shkojnë për grill dhe të gjithë thonë po, teksa droni zmadhohet në shtëpinë e re të Khloe që është në ndërtim e sipër.
Droni më pas ka shfaqur shtëpinë e Kendall, e në vazhdim protagonistet fillojnë të tregojnë më shumë nga jeta e tyre.
Një producent e ka pyetur Kimin se si është të rikthehesh në xhirimet e një shou të tillë, ajo tha: “Është kënaqësi të fillosh me një plan të ri”.
“Mendoj se kemi pasur shumë kohë nga xhirimet saqë të gjithë bëjmë gjërat tona”.
Ajo ka shtuar se është që dy vite në shkollën juridike dhe se po fokusohet në të qenit nënë e në biznesin e saj, “SKIMS”.
E njëjta ndërkohë të shumtën e kohës është parë duke u shoqëruar me fëmijët e saj në shtëpi.
Saint më pas i ka treguar Kimit diçka që ka bërë në tabletë dhe ajo sheh diçka të çuditshme që ia tregon edhe Khloe.
“Ky është një personazh në Roblox por thotë…”, dhe ajo ia tregon Khloes, e cila ka ngelur e shtangur.
Saint thotë se nuk është personazhi i tij, është një lojë, por Kim thotë, ‘Oh kjo është një lojë? Oh, atëherë ne po i padisim nëse është një lojë me emrin dhe foton time’.
Kim zbuloi në rrëfim, “Ishte një foto e fytyrës sime dhe thoshte diçka për kasetën me Ray J”. /Telegrafi/