Telegrafi

Kim Kardashian shpërthen në lot gjatë takimit me Kanye West, sqarohen për veprimet dhe deklaratat e fundit të reperit

Kim Kardshian West është ribashkuar me bashkëshortin e saj, Kanye West, të hënën pasi udhëtoi për në Wyoming dhe u fotografua duke qarë gjatë një bisede me reperin rreth problemeve të fundit.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u shfaq e dëshpëruar dhe qau derisa po fliste me Kanye, 43 vjeçar në një automjet, pas deklaratave dhe ngjarjeve të fundit, përfshirë këtu edhe aferën me Meek Mill.

Kjo është hera e parë që çifti i martuar shfaqen së bashku, të cilët duket se po sqarojnë veprimet e fundit – për të cilat West kërkoi falje.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

Dyshja – që ndajnë fëmijët North, shtatë vjeçe, Saint, katër vjeç, Chicago, dy vjeçe, dhe Psalm, një – u panë se ishin mjaft të acaruar me njëri-tjetrin.

“Ajo është emocionale për çdo gjë dhe gjithashtu e dëshpëruar”, ka thënë një burim për revistën People të hënën.

“Ajo ndjehet e lënduar nga Kanye. Ajo është munduar ta qetësoje disa herë, por ai e injoroi. Është një situatë e keqe”, ka thënë më tej burimi.

I njëjti burim shtoi se, “Ajo vendosi të udhëtojë për të biseduar me të. Nuk dëshironte të injorohej më”.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

Javën e kaluar, Kim ndau një postim rreth bashkëshortit duke theksuar se është ‘i mrekullueshëm’ por i ‘komplikuar’.

Reperi mes tjerash deklaroi se ‘ka provuar të ndahet nga Kardashian’ që kur ajo u takua me Meek Mill në një hotel.

Lexo po ashtu Kanye West ndjen keqardhje për bashkëshorten Kim Kardashian, teksa e fajëson veten për veprimet e tij

Sidoqoftë, Kanye i kërkoi falje partneres së tij në një postim në Twitter javën e kaluar, ku raportohet se më pas shkoi në një spital për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

/Telegrafi/

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

 

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Backgrid)