Kim Kardashian West mbajti një monolog qesharak në fillim të debutimit të saj në “Saturday Night Live” me një varg shakash për familjen e saj, ish-burrin, Kanye West dhe video-kasetën e saj seksuale.
“E di, jam e befasuar edhe unë që më shihni këtu”, filloi ajo monologun e saj pasi paraqitja e saj ngjalli një reagim në Twitter mes fansave dhe kundërshtuesve.
“Dua të them, nuk kam pasur premierë filmi për një kohë shumë të gjatë”, vazhdoi ajo, shkruan DailyMail.
E veshur me një kostum të ndritshëm rozë, Kardashian kujtoi se si ishte babai i saj, avokati i ndjerë Robert Kardashian, i cili e prezantoi atë me personin e parë të zi që kishte takuar ndonjëherë.
Ishte OJ Simpson, i cili ishte shoku i ngushtë i babait të saj, i cili përfaqësonte vrasësin e akuzuar. Kardashian iu drejtua së kaluarës së zymtë të Simpson gjatë fjalimit.
Simpson u lirua nga akuzat për dy vrasje fatale të 1994 të ish-gruas së tij, Nicole Simpson dhe Ronald Goldman, por një juri e gjykatës civile e shpalli atë përgjegjës dhe e urdhëroi të paguajë 33.5 milionë dollarë.
Kardashian, e cila aktualisht është duke u divorcuar nga super ylli i hip hopit, Kanye West, gjithashtu e trajtoi këtë çështje gjatë fjalimit.
“Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Njeriu më i pasur me ngjyrë në Amerikë, një gjeni dhe talent që më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm. Kur divorcohem prej tij duhet të dini se erdhi për një gjë: personalitetin e tij”, u shpreh ylli televiziv.
Gjatë monologut Kardashian pranoi burimin e famës së saj fillestare e cila erdhi kur ajo u shfaq në një kasetë seksuale që qarkulloi në mesin e viteve 2000 para se të fliste për nënën e saj, Kris Jenner, e cila ka një reputacion si dikush që është e pamëshirshme si menaxhere dhe por edhe përfaqësuese dhe promovuese brilant e familjes.
“Unë nuk kam pasur një premierë filmi për një kohë shumë të gjatë. Askush as nuk më tha se ishte premierë. Duhet t’i ketë rrëshqitur nga mendja nënës time”, tha Kim.
Ajo pastaj bëri shaka se një pjesë e arsyes që ajo po drejtonte shfaqjen e humorit ishte që të merrej seriozisht si një person dhe jo si një simbol seksi duke shtuar se detyrat e prezantimit të shfaqjes do ta tregonin se ajo është shumë më tepër sesa thjesht një fytyrë e bukur, flokë të mira, grim dhe gjoks të mrekullueshëm dhe një vithe të përsosur.
Kardashian e përshkroi mbrëmjen si ‘një natë të ftohtë intime’ duke iu referuar shkurtimisht shifrave të ulëta të auditorit të SNL prej 10 milionë krahasuar me llogarinë e saj në Instagram që ka 258 milionë ndjekës.
“Unë jam mësuar që 360 milionë ndjekësit e mi të shikojnë çdo lëvizje të mia, sa shikojnë SNL? 10 milionë. Sonte është një natë e ftohtë intime për mua”, tha 40-vjeçarja.
Shfaqja u mbyll me Kris Jenner dhe Khloe Kardashian duke qëndruar me Kim Kardashian së bashku me pjesën tjetër të shfaqjes. Kardashian falënderoi nënën dhe motrën e saj për mbështetjen.
Kanye West nuk u paraqit në shfaqje megjithatë ai shoqëroi Kardashian në New York para prezantimit të saj.
Debutimi i Kim në “SNL” vjen pas një jave të ngarkuar me ditë pune deri në 20 orë.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” më në fund po drejtonte serinë komike pas dekadave që ishte objektiv i rregullt i shakave të tij.
Ajo doli për monologun e saj me një kostum nga materiali prej kadifeje ngjyrë rozë, Kim gjithashtu kombinoi dorezat e gjata që janë bërë një pajisje e rregullt e disa prej veshjeve të saj të fundit.
Ndërkohë, Kanye ka qëndruar afër saj për të qetësuar atë para shfaqjes me këshilla për monologun e saj dhe madje edhe llojet e veshjeve që duhet të veshë gjatë transmetimit.
Kim u paraqit për divorc nga reperi i “Donda” në fillim të këtij viti, por ata kanë arritur të mbajnë një marrëdhënie të fortë kur është fjala për të qenë prindër për fëmijët e tyre, dhe ajo madje e ka mbështetur atë në lansimin e albumit të tij të fundit. /Telegrafi/