Telegrafi

Kim Kardashian shkëlqen në darkë romantike me Kanyen pas shumë kohësh (Foto)

Të ushqesh shpirtin është po aq e rëndësishme si të ushqesh trupin.

Kim kardashian vërtet kërkoi që të ushqejë shpirtin bashkë me trupin kur ajo vendosi të dalë në darkë me Kanyen në një restaurant me jazz muzikë në Los Angeles.

Lexo po ashtu Top 10 yjet botërore që nuk konsumojnë alkool (Foto)

36 vjeçarja dhe reperi i cili ndryshoi ngjyrën e flokëve të tij janë parë në restaurantin në fjalë dhe në klubin Bandera të mërkurën mbrëma.

Kim dhe Kanye duke dalë nga restauranti ku darkuan.

Kim vendosi që në këtë paraqitje të dalë me një palë xhinsesh të shqyera në pjesë të ndryshme, teksa shihet me një bluzë ngjyrë hiri dhe taka të larta.

Dukja e Kim, kombinim i ekstravagancës dhe thjeshtësisë.

Kanye nga ana tjetër vendosi që të shfaqej me linjën e fundit të këpucëve të tij “Yeezy” teksa është i veshur i tëri në të zezë, shkruan Telegrafi.

Kanye West asnjëherë nuk dështon t’i reklamojë këpucët e reja nga linja Yeezy.

Kim dhe Kanye kështu dalin për herë të parë në publik për të darkuar pas shumë kohësh dhe telasheve shëndetësore që ka pasur reperi.

Floku i Kim – i dëshiruar nga secila femër.

Por, duket se telashet pas plaçkitjes së Kim dhe me shëndetin çifti i ka lënë pas dhe tash po shijojnë jetën së bashku.

/Telegrafi/