Telegrafi

Kim Kardashian shfaqet me dy unazat që i kishte raportuar se i ishin vjedhur në Paris, në grabitjen e famshme të para tri viteve

Motrat Kardashian kanë rritur fushatën e tyre të reklamimit për Koleksionin e ri “Diamonds” të parfumeve të KKW.

Kim, Khloe dhe Kourtney kanë pozuar të gjitha së bashku për imazhe të freskëta, me flokët e tyre të kthyera mbrapa, teksa po grumbullojnë miliona dollarë.

Aromat quhen “Origina”, “Oud” dhe “Citrus”, shkruan DailyMail.

Është interesante, Kim duket se ka në dy gishtat e saj unazat e fejesës së diamanteve që Kanye West i dha asaj edhe pse njëra ishte vjedhur gjatë grabitjes së saj në Paris, në vitin 2016, ku hajdutët i vodhën me bizhuteri me vlerë 10 milion dollarë.

West i dha dy unaza.

E para ishte modeli ovale i prerë 15 karat, që ia dha Kimit gjatë propozimit të tij në San Francisko në vitin 2013. E dyta është një unazë diamanti me prerje 20 karat smerald që u dhurua në verën e vitit 2016.

Unaza e prerë smerald u raportua se ishte vjedhur në grabitjen e Parisit. Por duket se është përsëri në gishtin e saj në këto reklama të reja.

Ose mund të jetë një riprodhim ose i rremë.

Sido që të jetë, është interesante të shihet se Kim është e zhytur në diamante, edhe pasi ajo u betua se nuk ishte materialiste.

Titulli për fotot e reja lexohet: “KKW Fragrance Diamonds nga Kourtney x Kim x Khloé. Tri aromat e mbyllura në shishe luksoze diamanti”.

Kim nuk është e vetmja që pikon në diamante.

Kështu janë Khloe dhe Kourtney.

Bashkëpunimi, i quajtur “Collection Diamonds” nga Kourtney x Kim x Khloe, u zbulua në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/