Telegrafi

Kim Kardashian sërish nënë (Foto)

Çifti i famshëm Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se po presin fëmijën e tyre të tretë t’iu bashkëngjitet familjes.

Është bërë e ditur që këtë fëmijë, do ta sjellë në jetë një nënë surrogate (zëvendësuese), të cilën çifti e kanë paguar 113.850 dollarë amerikanë.

Kjo nënë është rreth të njëzetave, dhe pritet që fëmijën ta sjellë në jetë në muajin janar të vitit 2018.

Lexo po ashtu Paditet Kim Kardashian!

Arsyeja pse 36 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj 40 vjeç zgjodhën këtë formë , janë problemet dhe sëmundjet nga të cilat iu shkaktuan probleme Kimit në shtatzëninë e mëparshme.

Nëna surrogate aktualisht është në muajin e tretë të shtatzënisë. /Telegrafi/