Në episodin e ri të së enjtes të Hulu “The Kardashians”, Kim Kardashian foli më tej rreth procesit intensiv të përgatitjes për të veshur fustanin e Marilyn Monroe në tapetin e kuq të Met Gala 2022.
“Nesër është Met e hënë, dhe unë nuk kam fjetur shumë sepse na është dashur të kalonim një natë për t’i lyer flokët e bardhë”, tha ylli 42-vjeçar.
“Procesi ishte shumë i lodhshëm dhe i bezdisshëm dhe ishte shumë. Ne nuk kemi një vend të posaçëm, kështu që duhet ta shpëlajmë atë një milion herë. Është ajo që është. Një përkushtim i madh”.
Stilisti Chris Appleton tha gjithashtu se hera e fundit që bëri një ndryshim të madh të ngjyrës për Kardashian, iu desh një javë e tërë – por për Met Gala, atij iu dha vetëm dy ditë kohë për ta realizuar atë.
“Nuk kam takuar kurrë dikë më të përkushtuar se Kim. Ajo është gati të ulet për trajtimet 15-orëshe”, shtoi stilisti profesionist.
Gjatë episodit, themeluesja e “Skims” foli gjithashtu për gjasat e mëdha që kërkohen për të veshur fustanin ikonik të Monroe, të cilin e kishte veshur në vitin 1962 për t’i kënduar “Happy Birthday” presidentit të atëhershëm John F. Kenedi.
Kim ishte bërë temë kryesore për shkak se humbi gati shtatë kilogramë në mënyrë që të përshtatej me fustanik ikonik të yllit të ndjerë.
E gjithë kjo – kjo humbje peshe, lyerja e flokëve për 30 orë, largimi nga hoteli me mantel, mbërritja atje, ndryshimi në tapetin e kuq, thjesht ecja në tapetin e kuq, pastaj ndryshimi përsëri në një kopje të fustanit sepse ne nuk mund të rrezikoj të ulem në të dhe të ha darkë – është e gjitha për mbase 10 minuta të jetës sime… ashtu, kaq”, theksoi tutje Kardashian. /Telegrafi/