Kim Kardashian ka ditur që gjatë viteve ‘ta rrënojë’ internetin me pozat provokuese që i ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Edhe pse tash si 40 vjeçare, amerikania e famshme arrin gjithmonë të arrijë në qendër të vëmendjes sa herë që publikon fotografi në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 236 milionë ndjekës.
Gjatë ditës së hënë, ajo ka zgjedhur të riktheje disa fotografi të realizuara në vitin 2008.
Bukuroshja shfaqet me pak rroba në trupin e saj, në një pozë shtrirë dhe një tjetër duke ecur.
Ka mjaftuar vetëm disa orë dhe fotografitë kanë kaluar shifra milionëshe të pëlqimeve. /Telegrafi/