Telegrafi

Kim Kardashian rikthehet sërish e dëshpëruar në Los Angeles pas takimit me Kanye West në Wyoming

Kim Kardashian është rikthyer sërish në Los Angeles të martën pas një ribashkimi me bashkëshortin e saj, Kanye West.

Ylli televiziv 39-vjeçe, ishte e vetme në udhëtimin e saj për të parë bashkëshortin në Cody, Wyoming, pas deklratave që bëri Kanye javë më parë.

Ajo nuk dukej në gjendje të mirë ndërsa doli nga avioni i saj privat me flokët e lidhura në një tufë.

Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

Zeshkania e mbante kokën poshtë dhe u duk se e fshiu faqen e saj teksa hyri në një makinë që po e priste.

Lexo po ashtu Kim Kardashian shpërthen në lot gjatë takimit me Kanye West, sqarohen për veprimet dhe deklaratat e fundit të reperit

Një burim tha për Dailymail se Kim është kthyer në Los Angeles për të qëndruar më fëmijët gjersa Kanye të përfundojë albumin e ri.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u bashkua me reperin të hënën për herë të parë pas deklaratave dhe çifti u fotografuan në një makinë duke biseduar ashpër.

Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

Është raportuar se Kim dhe familja e saj po ‘mbrojnë fëmijët’ nga drama dhe sjellja e vazhdueshme e Kanye.

Kim mesa duket po përpiqet t’i mbajë gjërat sa më normale për katër fëmijët e saj: North, Chicago, Saint dhe Psalm.

“Ajo është duke i mbrojtur fëmijët dhe të gjithë familjen e saj. Dhe gjithkush prej tyre është duke munduar të krijoj një atmosferë normalë në shtëpi”, shtoi një burim për DailyMail.

/Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

 

Kim Kardashian (Foto: Backgrid)