Kim Kardashian është rikthyer sërish në Los Angeles të martën pas një ribashkimi me bashkëshortin e saj, Kanye West.
Ylli televiziv 39-vjeçe, ishte e vetme në udhëtimin e saj për të parë bashkëshortin në Cody, Wyoming, pas deklratave që bëri Kanye javë më parë.
Ajo nuk dukej në gjendje të mirë ndërsa doli nga avioni i saj privat me flokët e lidhura në një tufë.
Zeshkania e mbante kokën poshtë dhe u duk se e fshiu faqen e saj teksa hyri në një makinë që po e priste.
Një burim tha për Dailymail se Kim është kthyer në Los Angeles për të qëndruar më fëmijët gjersa Kanye të përfundojë albumin e ri.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u bashkua me reperin të hënën për herë të parë pas deklaratave dhe çifti u fotografuan në një makinë duke biseduar ashpër.
Është raportuar se Kim dhe familja e saj po ‘mbrojnë fëmijët’ nga drama dhe sjellja e vazhdueshme e Kanye.
Kim mesa duket po përpiqet t’i mbajë gjërat sa më normale për katër fëmijët e saj: North, Chicago, Saint dhe Psalm.
“Ajo është duke i mbrojtur fëmijët dhe të gjithë familjen e saj. Dhe gjithkush prej tyre është duke munduar të krijoj një atmosferë normalë në shtëpi”, shtoi një burim për DailyMail.
/Telegrafi/