Kim Kardashian nuk po rrezikon kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve të saj.
Ish-bashkëshorti i saj, Kanye West po vazhdon të shkaktojë zhurmë në rrjetet sociale dhe ka postuar në Instagram emrin e shkollës ku aktualisht janë regjistruar fëmijët e tyre.
Si rezultat, TMZ raporton se Kim nuk ka rrezikuar dhe ka rritur numrin e personelit të sigurisë të vendosur në shkollë pasi çdo person i rastësishëm tani e di se ku ndodhet ky lokacion.
Kardashian po paguan për sigurinë shtesë, megjithëse për të qenë të qartë ajo këtë nuk po e bën për të mbrojtur fëmijët nga babai i tyre, por ylli i “The Kardashians” është e shqetësuar se për shkak se ai zbuloi emrin e shkollës, dhe tani çdokush mund të shfaqet dhe të dëmtojë potencialisht ata.
West ka treguar se në cilën shkollë shkojnë katër fëmijët e tij në disa raste para kamerave.
West zbuloi emrin e akademisë sepse ai dëshiron që North, Saint, Chicago dhe Psalm West të ndjekin shkollën e tij të sapohapur, “Donda Academy”.
Shkolla e West, Donda Academy, nuk është akredituar nga Shoqata Perëndimore e Shkollave dhe Kolegjit. Me fjalë të tjera, është një shkollë që nuk ka përmbajtje të miratuar arsimore.
Sipas raportimeve, West i ka përmendur ish-gruas së tij, Kim Kardashian, se fëmijët e tij duhet të ndjekin dy nga pesë ditët e shkollës në “Donda Academy”.
Në fillim të shtatorit, reperi i “All of the Lights” tha se ai dhe Kardashian, 41 vjeç, patën një “bisedë të mirë” për edukimin e fëmijëve të tyre.
Reperi “Heartless” propozoi “idenë” e tij që fëmijët duhet të ndryshojnë shkollimin e tyre në tre ditë në shkollën e tyre private aktuale dhe dy ditë në Donda Academy në Simi Valley, Kaliforni.
West i tha Tucker Carlson-it se ai nuk është i gatshëm të bëjë “kompromis” kur bëhet fjalë për arsimin.
“Gjithçka që ata bëjnë është të marrin të gjithë fëmijët e të famshmëve dhe t’i hedhin në të njëjtën shkollë”, tha reperi për shkollën aktuale të fëmijëve të tij, duke pretenduar se administrata përpiqet t’i “indoktrinojë ata”.
“Tani për tani ne kemi arritur në një kompromis – por nuk kam mbaruar sepse nuk bëj kompromis – por kemi arritur në një kompromis që fëmijët e mi të vijnë në shkollën time pas shkollës dhe ata të mësojnë kor”, ka deklaruar reperi.
Kanye West kohëve të fundit ka tërhequr shumë vëmendje negative, duke deklaruar se skllavëria në Shtetet e Bashkuara ishte “një zgjedhje” për afrikano-amerikanët.
Madje ai ka postuar edhe komente antisemite dhe për pasojë është pezulluar nga Instagrami për disa ditë.
Përveç kësaj, West kohët e fundit ka veshur një bluzë ku shkruhej “White Lives Matter”. /Telegrafi/