Kim Kardashian ka shpërndarë fotografi të reja duke promovuar markën e saj të grimit, por fansat kishin një shqetësim tjetër.
Kim, 43 vjeçe, ka reklamuar linjën e saj të re të makijazhit që doli në shitje përmes linjës së saj të kujdesit të lëkurës “SKKN”.
Këtë herë, Kardashian ka publikuar dy fotografi në rrjetin social Instagram për të treguar një nga ngjyrat e buzëkuqëve, shkruan DailyMail.
Në foto, ajo ishte ulur në pjesën e përparme të një veture të zezë, ndërsa e rrethuar nga një enterier tërësisht i zi.
Ajo dukej se po shikonte në pasqyrën e pasme ndërsa aplikonte produkte të ndryshme për buzët.
Sipas mbishkrimit të saj, ajo ishte duke aplikuar buzëkuqin mat ‘NUDE 12’, ngjyrë dhe paletën e rimeleve ‘Classic Mattes’ nga koleksioni i saj.
Flokët e saj ngjyrë kafe të errët ishin të gjatë dhe drejtuar, ndërsa ajo kishte veshur edhe një xhaketë sportive të zezë.
Në mbishkrim shkruhej gjithashtu: “Mbaji miqtë afër dhe Lip Liner më afër”, me një emoji buzësh.
Edhe pse Kim ishte e fokusuar në grimin e saj, disa fansa në komente ishin të shqetësuar se fëmijët e saj ishin në sediljen e pasme.
“Shpresojmë që fëmijët e tu nuk janë në veturë”, “Si mund të promovohet një gjest i tillë kur femrat janë në timon” – ishin disa nga komentet kritikuese të fansave në fotografinë e saj në Instagram.
Kur fëmijët e Kimit nuk po e shikojnë atë duke bërë grim, ata po krijojnë pamje unike të tyre.
North, dhjetë vjeçe, vajza e madhe e Kim dhe Kanye West, 46, nuk është e panjohur për publikimin e videove të çuditshme në llogarinë TikTok që ajo e ndan me nënën e saj. /Telegrafi/