Ylli Kim Kardashian vazhdon të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjet e saj eksplicite.
Së fundmi, ajo ka pozuar sërish krejt e zhveshur në rrjetin social Instagram.
Qëllimi i kësaj fotografie ka qenë reklamimi i brendit të saj estetik “KKW Body”.
Ajo ka mbuluar me duar vetëm pjesët intime, teksa ka vënë në pah gjoksin atraktiv.
E shquar për format trupore, Kim Kardashian nuk heziton asnjëherë që të ndajë me ndjekësit imazhe të tilla.
Kjo është vetëm njëra ndër fotografitë nudo të modeles së njohur, teksa llogaria e saj në Instagram është e mbushur me fotografi të tilla.
Komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta, gjersa nuk kanë munguar edhe komentet negative. /Telegrafi/